Lufta në Gaza drejtpërdrejt…
Spitalet e Gazës bien alarmin dhe thirrje për pushtimin e Rripit
Rahma al-Qadi kujdeset për vajzën e saj 7-muajshe, Sama, e cila ka lindur me sindromën Down dhe vuan nga kequshqyerja, në klinikën e kequshqyerjes në spitalin Nasser, Khan Younis, Gaza, të enjten, më 1 maj 2025. (Foto AP / Abdel Kareem Hana)
Nga Mustafa Boudrissa,
Imane Mehdeb
Në ditën e 50-të të rifillimit të luftës së gjenocidit izraelit ndaj Rripit të Gazës, dhe në mes të kërcënimit për uri që rëndon mbi të për shkak të ndalimit të vazhdueshëm të ndihmave humanitare, spitalet e rajonit i kanë rënë alarmit për rritjen e numrit të vdekjeve të fëmijëve për shkak të kequshqyerjes.
Kjo ndodh ndërkohë që forcat pushtuese izraelite vazhdojnë sulmet ajrore në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar se forcat e tij do të ndërmarrin një operacion ushtarak intensiv dhe do të qëndrojnë në Gaza.
Ndërkohë që zyrtari përgjegjës për pengjet në ushtrinë izraelite ka paralajmëruar për rrezikimin e jetës së të mbajturve peng në Gaza, kurse ministri i financave Smotrich ka deklaruar se Izraeli është në rrugën drejt pushtimit të plotë të Gazës, dhe se nëse fillon ofensiva tokësore, Izraeli nuk do të tërhiqet nga zonat që kontrollon, edhe nëse për këtë gjë është çmimi “të rrëmbyerit”.
Ndërkohë në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite ka nisur zbatimin e një plani për shkatërrimin e më shumë se 100 ndërtesave banimi në kampet e refugjatëve në Tulkarem dhe Nur Shams. Nga ana tjetër, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka paralajmëruar se kjo masë do të thellojë zhvendosjet e detyruara në Bregun Perëndimor.
Në një zhvillim tjetër, avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme të fuqishme në Jemen, duke goditur portin e Hodeidës dhe një fabrikë çimentoje, një ditë pasi grupi Houthi (Ansar Allah) goditi aeroportin Ben Gurion me një raketë balistike në kundërpërgjigje ndaj zgjerimit të operacioneve izraelite në Gaza.
- 11 dëshmorë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga agimi
Burime mjekësore për Al Jazeera:
11 dëshmorë në sulmet ajrore izraelite ndaj Rripit të Gazës që nga agimi i sotëm.
Korrespondenti i Al Jazeera-s:
Dy dëshmorë dhe disa të plagosur nga një sulm me dron izraelit në qytetin Beit Hanoun, në veri të Rripit të Gazës.
- Ministri izraelit i Turizmit: Sulmet ndaj Houthi-ve janë të padobishme
Transmetimi publik izraelit:
Ministri i Turizmit i ka thënë kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë mbledhjes së qeverisë dje se sulmet ndaj Houthi-ve janë të padobishme.
Ai i ka thënë Netanyahu-t se sulmet ndaj Houthi-ve pa mposhtur Iranin janë një humbje parash dhe se kjo çështje duhet t’i lihet Uashingtonit.
- Ministria e Jashtme Kineze: Jemi kundër operacioneve ushtarake izraelite në Gaza
Ministria e Jashtme Kineze deklaroi se kundërshton operacionet ushtarake të vazhdueshme të Izraelit në Gaza.
- Kolonët izraelitë bastisin xhaminë Al-Aksa
Burime për Al Jazeera bëjnë me dije se kolonë izraelitë kanë hyrë me forcë në xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite.
Më herët, Këshilli i Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare Islame në Jerusalemin Lindor ka paralajmëruar për përshkallëzimin e shkeljeve nga ana e forcave izraelite dhe kolonëve ndaj xhamisë Al-Aksa, duke i quajtur ato të paprecedenta. Ndërkohë, administrata e Vakëfeve në Jerusalem ka raportuar se dhjetëra mijëra bastisje janë kryer gjatë disa ditëve të fundit.
- Ministri i Jashtëm francez: E dënojmë ashpër planin e Izraelit për të marrë kontrollin e Gazës
Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) raportoi se ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, deklaroi: “E dënojmë ashpër planin e Izraelit për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës.”
Në një deklaratë për radion franceze RTL, Barrot tha: “Kjo është e papranueshme”, duke theksuar se qeveria izraelite “po shkel të drejtën humanitare.”
Ai shtoi gjithashtu: “Nevoja më urgjente është ndalja e zjarrit dhe lejimi pa pengesa i ndihmave humanitare.”
Marrë nga Aljezeera
