-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mes emigrantëve në Maqedoni ka 9.883 fëmijë pa prindër

Më të lexuarat

Në 24 orët e kaluara në Maqedoni janë dhënë gjithësejt 3.965 kërkesa për azil për shtetasit e huaj. Nga ato 1.878 janë meshkuj, 754 femra dhe 1.238 fëmijë të cilët shoqërohen nga bartësit e vërtetimeve prej të cilëve 95 janë pa prindër, të cilësve ju është pranuar kërkesa për azil, njoftojnë nga MPB.

Më së shumti janë shtetas nga Siria 2.144, Afganistani 1.153, Iraku 351 dhe disa vende të tjera më pak.

Nga periudha e 19 qershorit deri më sot janë dhënë gjithësejt 207.905 vërtetime për shtetas të huaj, prej të cilëve 126.366 meshkuj, 30.442 femra, 41.214 fëmijë prej të cilëve 9.883 pa prindër.

Sipas shtetësisë të cilën e deklarojnë shtetasit e huaj, nga Siria udhëtojnë 134.363, Afganistani 42.348, Iraku 16.022, Pakistani 4.390, Irani 3.691, Palestina 1750, Somalia 1.060, Bangladeshi 947, Kongo 499, Nigerija 262, Kameruni 225, Eritrea 213 dhe disa vende të tjera më pak.

Që nga fillimi i dhënies së këtyre vërtetimeve dhe deri më sot nga Qendra për azil janë dhënë 70 kërkesa për pranim të azilit në bazë të të dhënave të parashtruara prej të cilëve 51 janë nga Siria, prej të cilëve 15 fëmijë, pastaj 5 kërkesa nga shtetas të Afganistanit, 3 kërkesa nga shtetas të Pakistanit, 2 kërkesa nga shtetas të Marokut, Libanit, Palestinës, Algjerisë dhe Irakut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit