Si të ishte raundi i fundit! – Allahu nuk i lë pabesimtarët të triumfojnë përgjithmonë

Më të lexuarat

Si të ishte raundi i fundit!

Zhdukja e “Izraelit” nga ekzistenca është një e vërtetë kuranore dhe një premtim profetik. Prandaj, ne nuk pyesim nëse do të zhduket apo jo – sepse ajo pa dyshim do të zhduket! Pyetja e vetme është: kur?

Unë nuk besoj në qëndrimin pa veprim dhe pritjen e mrekullive. Përkundrazi, besoj se mrekullitë ndodhin vetëm pasi besimtari të ketë shteruar çdo përpjekje që ka në dorë! Kur e keqja hedh gjithë fuqinë e saj dhe duket se është vetëm një hap larg fitores, dhe e drejta qëndron me gjithë forcën e saj të fundit dhe duket se është vetëm një hap larg humbjes – atëherë vjen mrekullia!

Kurani na mëson një të vërtetë të pandryshueshme: se përplasja për ndikim është ndryshe nga përplasja për besim!
Në luftën për ndikim, Zoti ua lë njerëzve balancat e forcave dhe shkaqet kush ka më shumë fuqi, fiton!
Por në përplasjen për besim, nuk është e nevojshme që fuqitë të jenë të barabarta, as që balancat të jenë të baraspeshuara!
Të gjithë tiranët që i ka ndëshkuar Zoti, i ka ndëshkuar në kulmin e fuqisë së tyre!

Kur Zoti e shkatërroi Faraonin, nuk e bëri këtë duke ndryshuar balancat e forcave, por e ndëshkoi teksa ai thoshte: “Unë jam zoti juaj më i lartë!” në krye të ushtrisë së tij të pajisur!

Kur Zoti e ndëshkoi Nemrudin, nuk e bëri në një moment dobësie, por kur ai ishte në kulmin e arrogancës, duke u thënë njerëzve: “Unë jap jetë dhe vdekje!”

Kur Zoti shkatërroi popullin Ad, nuk i shkatërroi duke ndryshuar shkaqet dhe forcat, por ndërkohë që ata thoshin: “Kush është më i fuqishëm se ne?”

Kur Zoti shkatërroi popullin Themud, i shkatërroi ndërkohë që ata ende e gdhendnin shkëmbin nëpër lugina.

Kur Zoti shpartalloi koalicionin e aleatëve në ditën e Hendekut, toka ishte bërë e ngushtë për besimtarët, dhe zemrat e tyre kishin mbërritur në fyt!

Kur filloi lufta në Gaza, mendova se ishte thjesht një tjetër raund i zakonshëm që do të përfundonte si të gjithë raundet e mëparshme. Por tani, diçka brenda meje më thotë se ky është raundi i fundit! Dhe se gjërat nuk do të qëndrojnë më kështu siç janë. Fortuna që shpartalloi aleatët do të vijë me lejen e Zotit! Fortunat e Zotit marrin forma dhe pamje të ndryshme – dhe askush nuk i njeh ushtritë e Zotit përveç Tij!

Edhe nëse përfundon si raundet e mëparshme, do të ketë filluar aty ku të tjerët përfunduan!
Por ajo që është e sigurt, është se kjo luftë ka dalë nga duart tona dhe të tyre. Dora e Zotit po e drejton atë!

Nuk jam kundër racionalitetit, analizimit të shkaqeve, dhe vështrimit realist!
Por racionaliteti nuk e pranon këtë qëndresë!!!
Gjithçka që po ndodh është, në vetvete, kundër arsyes!
Shkaqet nuk mund të prodhojnë këtë qëndresë!!!
Realiteti thotë se edhe shtete të mëdha do të ishin shembur nën këtë sulm dhe agresion – si mund të qëndrojë një regjion që është më i vogël se të gjitha kryeqytetet tona?!
Për më tepër, ai është një vend i sheshtë pa male, lugina apo pyje – ushtarakisht një zonë e pambrojtur që në sulmin e parë nga kjo ushtri e tmerrshme që kontrollon detin, ajrin dhe tokën!
Duke parë se luftërat e mëparshme të Izraelit me ushtritë tona përfundonin për vetëm disa orë, të flasësh për realizëm duket si një besim i dobët materialist!

Asnjë pushtues nuk ka qëndruar përgjithmonë. Kjo është një e vërtetë e pandryshueshme që askush nuk mund ta mohojë – pa marrë parasysh besimin e popullit të tokës!
Çdo pushtim është zhdukur – kështu na tregon historia. Të gjithë pushtuesit janë larguar në fund, andaj edhe ky pushtim do të marrë fund, herët apo vonë.
Dhe sigurisht se kjo ditë është shumë afër!

Ed-hem Sherkavi / Blogu i Arabëve

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit