Në këtë takim të parë mes tyre, Osmani theksoi se populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale dhe gjenocidale, në luftën e tyre për liri.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Türkiye në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalya (ADF 2025), ka zhvilluar një takim me Presidentin e Sirisë së lirë, Ahmed al Sharaa.
Në këtë takim të parë mes tyre, Osmani theksoi se populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale dhe gjenocidale, në luftën e tyre për liri.
“Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona. Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike”, ka shkruar Osmani.
