970 ushtarë edhe oficer nga forcat rezerve në aviacionin luftarak kërkojnë të ndalen luftimet në Gaza, për të liruar të gjithë të burgosurit izraelit dhe e kanë potencuar se për momentin lufta është duke u menaxhuar sipas interesave politike personale.
Shefi i shtatëmadhorisë ka nënshkruar vendimin për shkarkimin nga detyra e atyre që nënshkruan këtë deklaratë.
Gazeta Haertz përcjell lajmin nga burime të forcave të sigurisë se: Hamasi i ik luftimit në tunele dhe se luftimin e bën nëpërmjet minave të vendosura për tankse edhe për ushtarë. Hamasi refuzon të dërgoj ushtarët e vet në tunele, sepse disa prej tyre janë nën kontroll të ushtrisë sioniste. Hamasi ka arritur të mobilizojë 40 mijë ushtarë të rinj. Ushtria sioniste ka arritur të shkatërron vetëm 25% të tuneleve në Gaza.

