1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kastrati: Mbroni familjet tuaja në veri!

Më të lexuarat

Të zhgënjyer me situatën e sigurisë në veriun e Mitrovicës, shqiptarët kërkojnë ndihmën e shtetit për t’u mbrojtur. Gjatë ditës së martë ata zbritën në jug dhe i kërkuan mbrojtje kryetarit të Komunës së Mitrovicës Avni Kastrati.

 Pas takimit me banorët, Kastrati zhvilloi një takim edhe me banorët e lagjes së Boshnjakëve dhe gjatë kësaj vizite ai porositi banorët që tani e tutje secili me forcat vetjake të mbrojnë familjet e tyre.

“Secili shqiptar ta mbrojë familjen e vet. Kjo nuk do të thotë që policia nuk do të ofrojë siguri, mirëpo them që secili shqiptar i veriut, që sheh ndonjë rrezik të mbrohet në formë vetjake”, deklaroi Kastrati, raporton TCH.

Situata në veri të Mitrovicës është tensionuar prej ditës së diel, kur në lagjen Tre Rrokaqiejt, në banesën e tij, u vra Selver Haradinaj, ndërkaq mbetën të plagosur bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij. Ndërkaq të hënën serbët e veriut shkatërruan pikën statike të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit