3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Afera e CEZ, Basha: “E vërteta u varros, nga puthja Rama- Meta”.

Më të lexuarat

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka demaskuar sot publikisht, nga mbledhja e grupit Parlamentar të PD-së, ‘shfaqjen e puthjes’ së dy bashkëkryetarëve në qeverisje, Ramës e Metës, siç i cilësoi ai qendrimin e tyre të përbashkët për të heshtur aferën CEZ dhe mospranuar hetimin ndërkombëtar.

“Dhanë shfaqjen e puthjes pasi ishin pështyrë, – tha Basha, – sepse “jemi të dënuar të qëndrojmë sëbashku për hir të pazareve” se ndryshe atyre nuk u del hesapi. Kjo është një histori e shëmtuar që ka revoltuar mbarë shqiptarët. Kjo është historia e kalbëzimit të plotë të pazarit Rama-Meta po aq e rëndë sa ai i ryshfetit 600 milionë euro të CEZ-it.I ashtuajturi pajtim Rama-Meta nuk ka lidhje me vlerat politike po pajtim për të fshehur të vërtetën, marrëveshje bashkëfajtorësh me këta horra që kanë rreth vetes.Është batakçillëk dakordësia mbi bëmat e fshehta dhe të ndërsjellta. Se çfarë qeveria është kjo, kuptohet se ndodh vetëm në botën e malavitës.Le të puthen dhe pështyhen e derisa të jenë çifti i qeverisjes së vendit, ne do të jemi përballë tyre drisa t’I largojmë si bashkëfajtorë.Frika e tyre më e madhe ishte se mos Kastriot Ismailaj kthehej në një të penduar të drejtësisë. Vetëm Ilir Meta kishte shqetësimin se “mos na flet Kastrioti”. Kujt nuk i djeg miza nuk ka arsye për t’u penduar se kush flet apo nuk flet.Flet apo nuk flet Ismailaj, transfertat e parave mbetet fakt në duart e drejësisë.Gabojnë ata që mendojnë se u shtrënguan duart e dy bashkëfajtorëve se e vërteta u varros./mapo.al/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit