Mulla Asllan ef. Murati dhe mulla Xhevat ef. Kryeziu nderohen me mirënjohje nga presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani – Sadriu

Më të lexuarat

Prishtinë, më 19 shkurt 2025

Për kontributin në veprimtari atdhetare është nderuar me medalje presidenciale të meritave mulla Asllan ef. Murati (post mortem). Kjo medalje iu dhurua familjarëve të mulla Asllanit nga presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në një ceremoni solemne me rastin e shënimit të përvjetorit të 17-të të Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë kësaj ceremonie, me medaljen presidenciale “Anton Çeta”, për kontributin e tij të dhënë për pajtim dhe paqe mes njerëzve dhe për të drejtat e njeriut është nderuar edhe imami, mulla Xhevat ef. Kryeziu. Këtë medalje e pranoi vetë imami Kryeziu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit