0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Batutat në Kuvend/Brace-Halimit: Legen! Balla-Topallit: Sorrë

Më të lexuarat

Seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë është karakterizuar nga debate dhe akuza të ndërsjellëta, ndërsa ajo që u vu re ishte humbja e qetësisë nga deputetë të mazhorancës. Pas Ilir Metës, Kryetarit të Kuvendit, i vënën nën akuzë nga opozita dhe mediat, për aferën me kompaninë DIA, e cila mblidhte borxhet e CEZ, edhe deputetët Taulant Balla dhe Erjon Brace kanë shfaqur shenja nervozizmi, duke përdorur fjalë fyese ndaj kolegëve të tyre të opozitës.

Kështu Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Brace e ka cilësuar kolegun e tij demokrat Eduard Halimi legen dhe maskara. Etiketimet fyese janë bërë në momentin që Halimi ka marrë fjalën në Kuvend, ndërsa atë e kishte kërkuar edhe deputeti Brace. “Natyrisht që deputetit në fjalë i kam thënë legen, madje dhe ca më tepër. E di pse? Sepse kam dy vjet që rri në Kuvend duke pritur deri në 6 orë rresht për të marrë një herë të vetme fjalën, kur të tjerë si ky deputeti e marrin fjalën me dhunë, disa herë rresht madje, pa respektuar rendin e ditës dhe radhën e vendosur nga kryetarët e grupeve,” shkruan Braçe. Por duket se problemin Brace duhet ta ketë me drejtuesit e Kuvendit, të seancave parlamentare, të cilët nuk ia japin fjalën dhe jo me kolegët e opozitës.
Ndërsa deputeti tjetër socialist Taulant Balla, ka replikuar me Jozefina Topallin, duke e quajtur sorrë. Kjo, pasi Topalli quajti kërmë gjatë fjalës së saj, Ramën e Metën. “Parafolësja, që jo pa qëllim zgjedh të bëjë rolin e korbit apo të sorrës, kur pretendon që në terren ka një kërmë, duhet të kuptojë disa gjëra. Kërma që kërkon sorra që foli pak më parë, është kolegu i saj i bankës, Sali Berisha,” tha Balla.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit