Hafëz Sadudin Sulejman – U nda nga kjo jetë me Kuranin në zemër

Më të lexuarat

I lindur në vitin 1957

Shkronjat i mësoi te gjyshi i vet, haxhi Rakipi, Allahu e mëshiroftë në moshën 6 vjeçare.

Duke treguar për jetën e tij thotë: “Prindërit kishin dëshirë të madhe për tu bërë hafëz edhe më dërguan te mixha i babës tim, hafëz Idrizi (Idriz efendia)”.

E kreu hifzin te hafëz Idrizi (Idriz efendija), mixha i babës së vet, i cili ishte dhëndër i Atullah efendiut.

“Për një vit e gjysmë e kemi kryer hafëzllëkun. Në kohën kur e kemi kryez hifzin kemi qenë 9 ose 10 vjeqar.

Në atë kohë e kishim më lehtë për të bërë hifzin sepse nuk ksihim mjete defokusuese, as televizor e as telefon”.

Prej sqarimeve të tija e kuptojmë se leximi i mukabeles në xhamia e ndihmoi shumë për të mbajtur hifzin e fuqishëm.

Ai tregon edhe për mënyrën se si në atë kohë mbrohej hifzi para komisionit të asaj kohe:

“Komisioni na e dëgjoshin hifzin tonë pas namazit të sabahut dhe nëpër shtëpia, ashtu ka qenë tradita në kohën e Jugosllavisë e komunizmit.

Pjesmarrës në mbrojtjet e hifzit ishin hoxhallarët me shallat e tyre, i hafëz Shabani, Hafëz Hasani, Hafëz Sadullah”.

Ai tregon edhe për shërbimin që ia ka bërë Kuranit jashtë Shkupit:

“30 vite kam qenë i rregullt si musafir në Sarajevë ku këndoja 5 herë në ditë mukabele (para Sabahut, para dreke, pas dreke, para ikindije dhe pas ikindije) edhe falja namazin e teravisë.

Në kohën e luftës në Bosnje një vit isha në Gjermani, Keln edhe dy vite në Novi Pazar, Sanxhak”.

Ai tregon edhe për kohën e gjatë që ishte imam në Xhamin Murat pashë:

“40 vjet kam shërbyer në xhaminë Murat Pashë edhe krejt me hatme kam bërë imamllëkun tim në këtë xhami, sidomos në namazet që lexohet me zë, në sabah, aksham edhe jaci. Mund të kem bërë mbi 100 hatme si imam në këtë xhami”.

Ka qenë pjesmarrës edhe n[ Garat Ndërkombëtare Kuranore edhe aty ka marrë vende të larta.

Na tregon se “Në vitin 1988 e ka marrë vendin e parë në Garat e Kuranit që janë organizuar në Zagreb, kurse Në Iran ka marrë vendin e tretë.

Kur e pyesin për sekretin e hifzit të tij të fuqishëm, ai thotë:

“Sekreti i forcës së hifzit tim qëndron në përsëritjen e shpeshtë të Kuranit, ku çdo ditë këndoja përmendsh nga 3/4 xhuza. Madje edhe kur ecja, edhe kur udhëtoja, edhe kur rija diku, unë vazhdimisht përsëritja pjesë të ndryshme të Kuranit”.

Duke folur për detyrën e Imamit edhe vështirësitë që kanë imamët e ri në të ëqndruarit besnik kësaj detyre ai thekson:

“Disiplina edhe imani i fuqishëm janë gjërat që mund të na ndihmojnë në shërbimin më të mirë të islamit në vendet tona, ashtu kanë qenë imamët e vjetër në vendet tona”.

Ai ka porosi edhe për mualimët, mësuesit e ri të Kuranit, që në mektebet e tyre t’i japin rëndësinë kryesore mësimit të mirë të leximit të Kuranit.

“Mësuesit e Kuranit nuk duhet tu mësojnë fëmijëve ilahije, por leximin e bukur të Kuranit edhe mësimin e tij përmendsh. Ajetë pas ajeti, disa ajete të përsëritura shpesh, është metodë e cila e dnihmon nxënësin në mësimin e Kuranit”.

Ia dorëzoi amanetin Allahut të Gjithmëshirshëm natën e Mërkurë, me datë 18 Shkurt 2025 në Shkup.

 

Me një pjesmarrje shumë të madhe të besimtarëve Me datë 19 Shkurt iu fal xhenazja në xhamin Jahja Pashë në Shkup, pas namazit të Ikindisë, Varrimi i tij u bë në varrezat e Butelit.

Allahu i dhashtë gradat e larta të Xhennetit edhe e shpërbleftë për atë angazhim të jashtëzakonshëm në shërbim të Kuranit! Amin

Bekir Halimi

 

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit