0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Këln: Kandidatja e plagosur rëndë, fitoi zgjedhjet

Më të lexuarat

Henriette Reker, 58, u plagos rëndë pardje gjatë një sulmi nga ekstremisti Franc S., i cili kishte qenë pjesë e rrjeteve neonaziste në Gjermani. Përkundër këtij fakti, Henriete Reker fitoi zjedhjet bindhëm me 52.7% të votava duke lënë pas gjashtë kandidatët tjerë mes tyre edhe atë të SPD-së, Jochen Ott, 32% që edhe ia uroi fitoren. Ajo ishte e pavarur, por mbështetej nga partia e djathtë e Merkelit CDU, partia tjetër FDP, si dhe nga të Gjelbërit.

Akoma nuk dihet nëse Reker do ushtrojë funksionin e saj të kryetares së qytetit të katër më të madh gjerman, pasi shëndeti i saj kërkon kohë për tu stabilizuar. Disa media njoftojnë se është edhe në gjendje kome, por jashtë rrezikut për jetë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit