0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Preshevë, aksident i refugjatëve sirianë. Një i vdekur e 9 të plagosur

Më të lexuarat

Një siriane ka vdekur dhe 9 refugjatë të tjerë kanë ngelur të lënduar rëndë pas një aksidenti në afërsi të Preshevës, kur autobusi që po i transportonte ata u përplas në udhëtimin drejt kufijve të Bashkimit Europian.

Mjekët thonë se dy të tjerë janë në rrezik për jetën. Ndërkaq në Preshevë, mbi 10 mijë refugjatë kanë arritur vetëm gjatë fundjavës.

Moti i ftohtë ka bërë që organizatat për ndihmë ndaj refugjatëve të kërkojnë më shumë veshmbathje dhe batanie.

“Nevoja më e madhe, siç thekson edhe vendimi i Kryqit të Kuq, është pasja e më shumë veshmbathjeve, pasi ditët e ftohta e me reshje shiu janë në prag dhe të gjithë ata do të kenë nevojë për ndihma të tilla”, tha Ahmet Halimi nga Kryqi i Kuq i Serbisë.

Probleme ka krijuar edhe regjistrimi i refugjatëve, pasi të gjithë duhet të presin dhe numri i tyre shtohet çdo ditë, duke pritur në rrugë për dokumenta.

“Policia ka shtuar kapacitetet e saj dhe gjatë dy ditëve të fundit kushtet janë më të mira. Por kjo ka ndikuar në radhët e gjata”, tha Alan Ghafarri i UNHCR-së.

Për rreth dy javë, në Kroaci janë futur mbi 100 mijë refugjatë dhe duket se numri i tyre nuk do të bjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit