6 C
Pristina
Thursday, January 23, 2025

Rubio, “mbështetje të palëkundur” për Izraelin

Më të lexuarat

Netanyahu telefonohet nga amidnistrata e re amerikane

Duket se armëpushimi në Gaza, diktuar nga Trump, do pasohet nga ditë dhe më të errëta për kauzën palestineze.

Sekretari i ri amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sapo i ka konformuar “mbështetje të palëkundur” Izraelit, gjatë një telefonate me Netanyahut, njoftoi Departamenti i Shtetit të mërkurën.

Rubio foli me Netanyahun për të “nënvizuar se mbajtja e mbështetjes së palëkundur të SHBA-së për Izraelin është një prioritet kryesor për Presidentin Donald Trump“, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA, Tammy Bruce.

Për më tepër, “ministri e përgëzoi kryeministrin për sukseset e Izraelit kundër Hamasit dhe Hezbollahut” dhe “u angazhua të punojë pa u lodhur për të ndihmuar në çlirimin e pengjeve që ende mbahen në Gaza”, sipas tekstit.

Izraeli dhe Hamasi filluan zbatimin e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës të dielën pas më shumë se 15 muaj lufte, e cila përfshin një shkëmbim të pengjeve dhe të burgosurve izraelitë për të burgosur palestinezë.

Kjo marrëveshje trefazore, e cila ishte propozuar tashmë në maj nga Joe Biden, paraardhësi demokrat i Donald Trump, më në fund mundi të përfundonte pjesërisht falë përpjekjeve të përbashkëta të të dy grupeve dhe të vihej në fuqi në prag të inaugurimit të republikanit.

Megjithatë, presidenti i ri tha të hënën, disa orë pas betimit dhe marrjes së detyrës, se nuk është i “sigurt” se armëpushimi do të zbatohet.

Në një nga vendimet e tij të para, Presidenti Trump anuloi gjithashtu sanksionet e vendosura nga Joe Biden ndaj kolonëve ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar për shkak të sulmeve të tyre kundër palestinezëve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit