Ndërsa vazhdon shuarja e zjarreve në Los Angeles, në Kaliforni, një zjarr i ri që ka shpërthyer disa orë më parë pranë liqenit Castaic ka përfshirë një sipërfaqe prej mbi 3.000 hektarësh.
Autoritetet kanë lëshuar urdhër për evakuimin e mbi 30.000 personave në rajon, ndërsa 20.000 banorë të tjerë janë paralajmëruar për rrezikun.
Shumë ekipe zjarrfikëse ndodhen në terren dhe mbështetjen nga ajri e ofrojnë helikopterë.
Në zjarret që ende po shkatërrojnë zonën e Los Angelesit kanë humbur jetën 28 persona. Ekipet zjarrfikëse po e vënë gradualisht situatën nën kontroll, por zjarret mbeten ende aktive.
Vlerësimet paraprake për dëmet e shkaktuara nga këto zjarre llogariten në dhjetëra miliarda dollarë.
/trt BALLKAN/