1.4 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Gaza, mbërrijnë 14 mjekë nga vende të ndryshme për të ofruar mbështetje

Më të lexuarat

“12 kirurgë dhe 2 mjekë kanë ardhur në Gaza për ta mbështetur popullin palestinez në Rripin e Gazës”, tha presidenti i organizatës “Rahma Worldwide”, Shadi Zaza.

Në bashkëpunim me organizatën “Rahma Worldwide”, 14 mjekë nga vende të ndryshme kanë mbërritur në Rripin e Gazës për të ofruar ndihmë për të plagosurit dhe pacientët, ku vazhdon gjenocidi izraelit.

Presidenti i organizatës “Rahma Worldwide”, Shadi Zaza, në një konferencë për media në Gaza tha se “12 kirurgë dhe 2 mjekë kanë ardhur në Gaza për të mbështetur popullin palestinez në Rripin e Gazës”.

Duke thënë se ata erdhën në Gaza për të dërguar një mesazh humanitar dhe për të nënvizuar kushtet tragjike të përjetuara nga popullata për shkak të mungesës së madhe të barnave dhe furnizimeve mjekësore, Zaza tha se “mjekët që kanë ardhur në Gaza janë të përfshirë në një mision humanitar që synon ta lehtësojë vuajtjen”.

Ai shprehu shqetësimin për përkeqësimin e shëndetit dhe kushteve të jetesës së njerëzve si rezultat i rrethimit dhe gjenocidit në vazhdim. Zaza tha se Gaza po përballet me përhapjen e epidemive dhe urisë të cilat po bëjnë që fëmijët të vdesin nga uria dhe të ftohtit. Ai potencoi nevojën për ndalimin e sulmeve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për palestinezët.

Zaza bëri thirrje që “në Gaza të dërgohen ilaçe dhe pajisje mjekësore” dhe shtoi se “pa ndihmë dhe furnizime, mjekët nuk do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbimet e nevojshme për të trajtuar të plagosurit dhe pacientët”.

Në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani janë vrarë 46.006 palestinezë, përfshirë mbi 17.841 fëmijë dhe 12.298 gra, ndërsa janë plagosur 109.378 persona të tjerë.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur, ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku janë strehuar njerëzit.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit