3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Britani: Shkollat ndalojnë mishin e derrit

Më të lexuarat

Shumë nga institucionet arsimore publike shumë shpejt do të heqin nga lista e ushqimit mishin e derrit, pasi përdorimi i tij bie ndesh me traditat fetare e kulturore të nxënësve të tyre.

Këshilli i Haringejit në veri të Londrës ka vendosur që në shumë institucione të arsimit publik të hiqet nga përdorimi mishi i derrit, në respekt të besimit dhe traditave të nxënësve, raporton Daily Telegraph.
Po ashtu në qytete si Lutoni, Bradfordi, Croydoni etj., numri kërkesave për ushqime hallall është i madh. Drejtuesit e kompanive që furnizojnë shkollat me ushqime kanë pohuar se së paku gjysma e produkteve e tyre janë pa përmbajtje derri, nisur nga kërkesat e drejtuesve të shkollave të Londrës dhe përtej saj.
Mirëpo liderët myslimanë dhe hebrenj thonë se kurrë nuk kanë kërkuar ndalimin e mishit të derrit. Burime të komunitetit mysliman në Britani sqarojnë se kërkesa e tyre e vetme ka qenë e lidhur me ndarjen e ushqimeve hallall me ato jo hallall për të shmangur kështu kontaminimin.
Aktualisht në Britani jetojnë 2.5 milion myslimanë nga 62 milion banorë që është numri total i popullsisë./dritaislame.al/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit