Shkuan për të diktuar qytetërim, u treguan dramatikisht të paqytetëruar
Ushtarët që ishin pjesë e forcave speciale britanike në Afganistan kanë shprehur shqetësimin e tyre në një hetim publik se në sulmet ndaj kryengritësve të dyshuar talebanë kanë vrarë gjithashtu afganë jo-kërcënues, duke përfshirë disa adoleshentë deri në 16 vjeç.
Hetimi i pavarur u urdhërua nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë pasi një dokumentar televiziv i BBC zbuloi se 54 persona u vranë në rrethana të dyshimta nga ushtarët e elitës së Shërbimit Special Ajror (SAS) gjatë luftës në Afganistan më shumë se një dekadë më parë.
Hetimi po shqyrton një seri bastisjesh natën, të njohura si Operacioni i Paraburgimit, të kryera nga forcat britanike nga mesi i vitit 2010 deri në mesin e 2013.
Një nga ushtarët, i njohur vetëm si N1799, i tha hetimit se ai ngriti shqetësime për njësinë, e njohur si UKSF1, në vitin 2011 pasi diskutoi operacionet e saj me një anëtar në një kurs trajnimi.
“Gjatë këtyre operacioneve u tha se ‘të gjithë burrat e aftë për luftim janë vrarë’ pavarësisht kërcënimit që parashtronin, përfshirë edhe ata që nuk mbanin armë”, tha dëshmitari.
Ai gjithashtu tregoi se “meshkuj të aftë për të luftuar” u vranë brenda objekteve duke përdorur metoda të ndryshme pasi u frenuan.
Në një rast është përmendur se një personi i është vendosur një jastëk mbi kokë para se të vritet me armë, shkruan BBC.
Në pyetjen e avokatit, dëshmitari tha se bëhet fjalë për persona më të rinj se 18 vjeç, por edhe për 16 vjeçarë. /tesheshi.com/