-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Qeveria vendos për bllokimin e TikTok-ut në Shqipëri, ministrja Manastirliu prezanton masat e sigurisë në shkolla

Më të lexuarat

Qeveria shqiptare ka vendosur të bllokojë platformën TikTok në Shqipëri.

Lajmi u dha nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, gjatë prezantimit të Planit të Ri të Veprimit, një nismë e Ministrisë së Arsimit për të rritur sigurinë në shkolla.

Ky plan ka si qëllim të forcojë masat kundër dhunës, bullizmit dhe kërcënimeve digjitale, duke krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të shëndetshëm për fëmijët, shkruan euronews.al

Ministrja Manastirliu theksoi se ky hap është pjesë e një pakete masash të cilat janë në zhvillim e sipër nga Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Ajo nënvizoi se ndalimi i TikTok është një masë që lidhet me përpjekjet për të rritur sigurinë fizike dhe digjitale në shkolla dhe për të mbrojtur fëmijët nga ndikimet negative të rrjeteve sociale.

“Për rritjen e sigurisë fizike dhe digjitale në shkolla dhe impaktin që sjellin rrjetet sociale, si dhe angazhimin e fëmijëve, kemi vendosur bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë masash që po punojnë autoritetet përkatëse”, tha Manastirliu.

/Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit