Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e regullt
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt, nën kryesimin e kryetarit të saj, Myftiut Naim ef. Tërnava.
Si pikë kryesore të rendit të ditës Kryesia pati parapërgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, që do të mbahet të enjten, më 26 dhjetor 2024.
Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje u shqyrtuan lëndë të tjera, si dhe u morën vendime në bazë të kompetencave të kësaj Kryesie.