Shirku, idhujtaria pretendim pa argument
Kapitulli, sureja e besimit përfundon me konfirmimin e rregullit të parë të besimit, e ai është teuhidi, monoteizmi dhe shpalljen e humbjes së madhe për ata që i bëjnë shirk Allahut, përballë shpëtimit i cili përmendet në fillim të kapitullit, sures el-muminun, besimtarët. E pastaj edhe me drejtim kah Allahu duke kërkuar mëshirë e falje nga Ai që është më i mëshirshmi Mëshirues.
- Allahu i Madhërishëm thotë:
فَتَعَـٰلَى ٱللَّهُ ٱلْمَلِكُ ٱلْحَقُّ ۖ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ ٱلْعَرْشِ ٱلْكَرِيمِ ١١٦
I lartësuar është Allahu, Sundimtari i Vërtetë! S’ka zot tjetër të vërtetë, përveç Atij, Zotit të Fronit Madhështor!
Kjo pasthënie vjen pas përshkrimit të mëparshëm të Kiametit dhe pasi që kjo sure brenda vetes përmbante pamje nga debatet, argumentet, faktet e sqarimet. Vjen si një rezultat i logjikshëm i krejt përmbajtjeve të kësaj sureje. Dëshmon shenjtërinë e Allahut edhe dëlirësinë e Tij nga krejt ajo që e thonë edhe e përshkruajnë tjerët, duke dëshmuar se Ai është Mbreti i Vërtetë, Dominuesi i Vërtetë, veç të cilit nuk ka hyjni tjetër, Pronar i Psuhtetit, dominancës edhe mbizotërimit.
“Zotit të Fronit Madhështor!”
- Allahu i Madhërishëm thotë:
{وَمَن يَدۡعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ لَا بُرۡهَٰنَ لَهُۥ بِهِۦ فَإِنَّمَا حِسَابُهُۥ عِندَ رَبِّهِۦٓۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلۡكَٰفِرُونَ} (117)
Ai që pos Allahut, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.
(El-Muminun: 117).
Secili pretendim për hyjnizim të dikujt me Allahun është pretendim pa argument, as nga ato argumentet kozmologjike e as nga ato të natyrshmërisë e as nga ato argumentet logjike.
Llogaria e këtij pretenduesi është tek Allahu, e fundi i tij është i njohur tashmë:
“Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit”.
Ligji i detyrueshëm për të gjithë, askush nuk mund të shpëton nga ky ligj, ashtu sikurse është i sigurtë edhe shpëtimi i besimtarëve, në përputhje me këtë ligj të madh.
Çdo gjë që shohin njerëzit në disa raste te një jobesimtarë prej mirësive edhe kënaqësive, pushtetit e forcës, nuk është shpëtim në peshoren e vlerave të vërteta, por është sprovë edhe përshkallëzim, i cili përfundon me fatkeqësi në dynja, e nëse dikush shpëton nga kjo fatkeqësi në dynja, atëherë e jep llogarinë në ahiret. E ahireti është pjesa e fundit e fazave të krijimit e jetesës së njeriut dhe nuk është diçka e ndarë nga jeta e tij, sipas përcaktimit dhe rregullimit të Allahu, andaj është edhe pjesë e domosdoshme në vështrimet tona të largëta.
Ajeti i fundit në suren El-Muminun është drejtimi kah Allahu me kërkim të mëshirës edhe faljes.
- Allahu i Madhërishëm thotë:
وَقُل رَّبِّ ٱغْفِرْ وَٱرْحَمْ وَأَنتَ خَيْرُ ٱلرَّٰحِمِينَ ١١٨
Sejid Kutub, Allahu e mëshiroftë!
Dhe thuaj (o Muhamed!): “O Zoti im, fal dhe mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!” (El-Muminun: 118).
Këtu takohen fillimi edhe fundi i sures në konfirmimin e shpëtimit të besimtarëve edhe humbjes së jobesimtarëve, në konfirmimin e cilësisë së përuljes në namaz në fillimin e sures dhe drejtimin kah Allahu me përulje në fundin e sures. Kështu sihronizohet fillimi edhe fundi nën hijen e besimit.
Në Hijen e Kuranit, 4/886-887