1.4 C
Pristina
Thursday, December 12, 2024

Një revolucion mjekësor në Itali

Më të lexuarat

Ndodh “transplanti i parë i zemrës rrahëse” në botë

Në Padova, në veri të Italisë, u bë transplanti i parë i “zemrës që rreh” në botë. Ky transplant i veçantë ndodhi dy javë më parë, por lajmi u bë i ditur sot. Marrësi është një burrë 65-vjeçar me sëmundje ishemike të zemrës.

Deri më tani, gjatë transplanteve zemra ndalonte së rrahuri, por falë kësaj teknike të re, marrësi do të shërohet më shpejt dhe do të ketë një funksion më të kënaqshëm të zemrës, pa dëmtime qelizore. Shkencëtarët shpjeguan se zemra e, me ndihmën e mbështetjes mekanike, filloi të rrahë përsëri sapo u mor nga një donator i vdekur dhe se gjatë transplantimit nuk pushoi së punuari.

Transplanti u krye në një spital publik në Padova, nga ekipi i kardiokirurgut, profesor Gino Geroza. Ecuria postoperatore e pacientit po ecën pa probleme dhe pritet të lirohet para Krishtlindjeve.

“Sa herë që zemra ndalon së rrahuri, bëhet një dëm i konsiderueshëm. Kjo teknikë e re tani e tutje mund të përdoret nga kirurgë të tjerë në mbarë botën”, tha profesor Geroza. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit