3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Shqiptarët mes Lindjes dhe Perëndimit.. të problemeve!

Më të lexuarat

Shqiptarët mes Lindjes dhe Perëndimit.. të problemeve!

  1. Nuk ndërrohet mentaliteti i një populli përderisa nuk përcaktohen se cilit qytetërim i përkasin (ose duan t’i përkasin!).
  2. Ajo që unë njoh si qytetërim dhe kulturë është mishërim shpirtëror, material, kulturor, institucional dhe estetik i një botëkuptimi. Nëse ky botëkuptim është Perëndimi respektivisht perëndimor, atëherë në mendjen tonë duhej ngjallur disa imazhe pozitive për të, si: arritjet në shkencë, rregulli, fuqizimi i ligjeve, teknologjia, zhvillimi etj. dhe asesi të na krijohet ideja që bashkë me këto, pashmangshëm të vijnë në përditshmërinë tonë si ligje e rregulla edhe jeta e hollivudit, terrori, shpërbërja e familjes, krimet etj.
  3. Njeriu duhet të veprojë sipas “listës së kredos”, ngjitur me të, sipas parimeve morale, të cilat gjejnë jetë në kohë dhe hapësirë. Pra, besimet e parimet janë pjesë e një mënyre jetese.
  4. Perëndimi e Lindja, nuk janë (vetëm) luftë mes Kishës dhe Xhamisë. Kur përmendet Perëndimi (si Evropë) dhe (Lindja) si Islam, duhet përmendur edhe elemente të tjera si: feja, arti, kultura, filozofia, shkenca, gjeopolitika, teknologjia, imperializmi, socializmi, demokracia e shumë të tjera.

Nëse dëshironi ta vazhdoni mëndësinë e gjuhës evropiane të shekullit XIV e ta quani Perëndimin “vendi ku perëndon dielli”, vazhdojeni, mirëpo ka edhe mëndësi tjetër që e quan Perëndimin si “perëndim të Azisë”.

  1. Perëndimi dikur, para “gjetjes” së Amerikës, ishte dhe mbetet në thelb: Evropa. A mundet dikush ta mohojë se realisht Evropa ka lidhje të thellë me Azinë? Padyshim që jo.

Ke (madje) edhe lidhje mitologjike të fjalës Evropë (e, jo vetëm) që tregojnë lidhjet e thella me Azinë.

  1. Nëse Evropa është shfaqur në skenën e historisë pasi është projektuar si entitet me identitet dhe fat të përcaktuar, si mendoni se do të shfaqet “Shqiptaria” kur ajo është ndërtuar me elemente joevropiane dhe identitet TJETËRSIMI?
  2. Muslimanët janë “tjetri” i “Shqiptarisë”, duke u bërë objekt talleje dhe objekt kategorizimi politik, fetar, kulturor e mediatik. Pjesërisht, fajin e ka keqinterpretimi i Islamit. Pjesa tjetër e fajit, endet në gojën “e të ligut për mend”.
  3. “Aktualitet ndoshta”: Vrasjet dhe problematikat tjera në shoqëri, nuk zgjidhen duke e rrëmby Evropën nga këmbët, por nga koka. Nga këmbët e Evropës është Bibla. Nga koka është një Evropë statike, e vetme dhe homogjene.

Perparim Blakaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit