1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

SHAQIR FETAI DITËN E ENJTE E FALI XHUMANË NË MANASTIR…

Më të lexuarat

 

Kur të gjithë shqiptarët pritnin të shënonin 116 vjetorin e mbajtjes së kongresit të Manastirit ose edhe siç njihet Kongresi i alfabetit, paritmas dhe me huxhum pensionisti  xha shaqoja si një rrenc, manipulant, matrapaz e UDB-ash i dëshmuar ariti në Manastir ditën e enjte për ta falur xhumanë dhe atë i shoqëruar nga disa kallamenj dhe vërshitella na dollzhnosti, pikërisht ditën kur zhvatësi, manipuluesi dhe vjedhësi i artefakteve i dënuari me burg Pasko Kuzman hyn në mbrendinë e Jeni Xhamisë me raki në dorë e cila xhami me bekim të heshtur nga matrapazi Shaqoja u tjetërsua duke u shëndru në muze të kulturës krishtere-islame, dhe me të drejtë parashtohet pyetja cilën të enjte të radhës matrapazi Shaqoja do të falë xhumanë, a po më mirë thënë në cilën festë kombëtare a po islame fatin e Jeni Xhamisë si shpërblim për mbetjen e matrapazit në krye të BFI-së, do ta kenë edhe Çarshi Xhamia në Prilep, Husamedin Pasha Xhamia në Shtip, a po Arabati Teqeja në Tetovë, se muhabeti i Burmali Xhamisë në Shkup që nga koha e ish Muftiut Ibrahim ef. Shabani është haruar krejtësisht.

Ky akt i shumtuar provokues dhe barabar i shovinizmit, ekstremizmit dhe radikalmizmit të krishter ortodoks maqedon në vend, pikësrisht në ditën e shënimit të një feste mbarëkombëtare shqiptare, për BFI-në e përfaqësuar nga matrapazi pensionisti xha Shaqoja duhet me çdo kusht të përfundon me një letër të kuptimit të mirë të lëshuar nga lingushat e shërbimit për informim duke u përqendruar me theks të veçantë se ju paska mbetur hatri për tjetërsimin e Jeni Xhamisë vetëm e vetëm pse nuk i kan konsulltuar për këtë aktivitet, dhe kaq.

Tjetërsimi i Jeni Xhamisë dëshmon për një strukturë të ligë të Rijasetit të cilët ndershmërinë e tyre e kan humbur me 21 maj 2023 nën mbrojtjen e policisë dhe në koordinim me Oliver Spasovskin ku në orët e vonshme të natës kishin mbajtur takim nate “pa ispat” kinse për ta shpëtuar matrapazin pensonist UDB-ashin xha shaqojën nga puçi i imagjinuar dhe i shpikur nga vet ai, që tregon për hallin e këtyre çallmaxhinjve me krevata se këta nuk mund të ngrejnë zërrin për reaguar dhe të shprehin revolltën për tjetërsimin e Jeni xhamisë, nuk ndëgjuam as të mbajnë takim nate e as mbledhje të Rijasetit të çuditshëm me vrshitella na dolzhnosti mufti, drejtora e dekan…. thjesht këta dëshmojnë se janë të zot dhe dijnë vetëm me intigra, rrena, mashtrime, manipulime, abuzime e matrapazllëk nëpër forume e ambasada të ndryshme të luftojnë ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm islam, e të cilin islam të tyre të imagjinuar në shpirtërat e tyre të munafikllëkut nuk e gjen askund në radhët e xhemateve tona, nga i cili xhemat kurr nuk u dëmtua një kishë, një varrezë ortodokse, nuk u shkruajtë një grafit i urrejtjes në murat e kishave, nuk u ofenduan kurr besimet e të tjerëve, kurr një kishë nuk u tjetërsua në xhami a po muze islam, e kjo falë vetëdijës, kulturës dhe edukatës së xhemateve tona, në këtë drejtim merita e çallmaxhinjve me krevata është zero.

Jeni Xhamija nuk është problem i sotëm edhe pse i paska befasuar lingushat e shërbimit për informim dhe Rijasetin me kallamenj në krye matrapazin Shaqir Fetain, kjo i ngjanë sikur ndërmarrja e rrugëve kur befasohet me rreshjet e borrës në mes të dimrit dhe mbeten rrugët e bllokuara, ngase se ka filluar të bjen borra pa pritur.

 Për Jeni Xhaminë në vitin 2008 gjejmë deklaratë nga ish drejtori i Vakufit të Rijasetit prof. Jusuf ef. Zimeri i cili në prononcimin e tij për rrjedhën e proçesit të denacionalizimit reth pronës së Jeni Xhamisë deklaron se ai objekt medoemos ti kthehet aryses së ndërtimit pra të kthehet në xhami për të cilin qëllim dhe është ndërtuar, më pas në 2015 gjejmë press të mbajtur nga ish Muftiu Pëllumb ef. Veliu dhe ish Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi të cilët në mënyrë më të ashpërt i kundërvihen Ministrisë së Kulturës, Drejtorisë së Mbrojtjes së trashigimisë kulturore në përpjektet e tyre për tjetërsimin e Jeni Xhamisë, në këtë periudhë nuk mundi të ndodhë tjetërsimi i Jeni Xhamisë, pra ata të cilët janë të thirur dhe përgjegjës e kanë obligim të mbrojnë trashigiminë kulturore islame në vend, ata  nuk guxojnë të heshtin, por parashtohrt pyetja pse heshtin tash BFI, kush i detyron të heshtin, vallë frika e humbjes së shverc komercit të haxhit, a po manipulimi i kurbanave, a po keqpërdorimi donacioneve anonime per hirë të Allahut, fitrave e zeqatit…. a po heshtja e miliona euro të denacionalizimit, këtu me siguri se ka diçka, përndryshe pse të heshtet kur tjetërsohet një objektet shekullor i trashigimisë kulturore dhe shpirtërore të muslimanëve në vend, apo frika nga policia finasiare.

Të mos i hy në hak këtu Tetovarit nga Kërçova z. Driton Dikena i cili kishte një reagim të shkëlqyer, por ky nuk është i profesionit hoxhë, ky nuk është përgjegjës për organizimin, zhvillimin dhe përfaqësimin e jetës fetare islame, megjithatë si pjesë civile në BFI i vetmi dëshmoi përgjegjësi dhe ndershmëri si dhe nga postimet e disa fotove dëshmon në kohë angazhimin e tij reth Jeni Xhamisë.

Në këtë drejtim prof. Dr. Fatmir ef. Zaimi Referent Fetaro Arsimor në Muftininë e Shkupit, i cili si një njeri i lirë shpreh qëndrimin e tij ku thotë: “ Secili që ka përgjegjësi për tjetërsimin e karakterit të Jeni Xhamisë në Manastir, do merr mallkimin e Allahut fillimisht, e ky është dënimi më i madh, e pastaj edhe mallkimin e popullatës muslimane. Askush prej atyre që kanë përgjegjësi direkte a po indirekte nuk duhet të amnestohen edhe krejt duhet të japin llogari për këtë ndodhi. Vetëm kthimi i xhamisë në ombrellën e BFI-së dhe kthimi në funkcionin e vet i kënaq besimtarët muslimanedhe e lan gjunahin e vjetët ”

Padyshim se përgjegjës kryesor mbi të cilët do të bjen mallkimi i Allahut dhe i muslimanëve janë matrapazi Shaqir Fetai, shverceri i haxhit Irsal Jakupi, drejtori i Vakufit nëse ka të tillë dhe Muftilerët me çallma e krevata dhe se heshtja e tyre i fajëson plotësisht pa përjashtim, ndërsa subjektet politike shqiptare BDI dhe krerët e VLEN-it me akuza dhe kundëar akuza u distancuan nga tjetërsimi i Jeni Xhamisë, e në klimë të ndryshimit politik në vënd, kam bindje se pozita dhe opozita shqiptare në garën e tyre politike do ta ndihmonin BFI-në si në të gjitha proçeset e të kaluarës, megjithatë Rijaseti në përbërjen e saj të çuditshme me vërshitella na dollzhnosti në krye me matrapazin Shaqir Fetai duhet të qëndrojnë në Manastir në press tek objekti i Jeni Xhamisë, për të dënuar aktin e shovinizmi, ekstremizmit dhe radakalizmit të dhunshëm maqedon kishtar ortodoks, dhe për të kërkuar mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe atij  politik shqiptar në rikthimin e Jeni Xhamisë dhe funkcionimin e saj për të cilën arsye edhe është ndërtuar ky objekt i tashigimisë kulturore shpirtërore të muslimanëve në vend.                      

   Për fund Menduh Thaqi lider i PDSH thotë: ne nuk kanosemi nga muslimanët dhe hoxhallarët me mjekrra, por rreziku vjen nga Hoxhallarat me çallma e kravata.

Shkup, 24.11.2024 vit.

Muhamer Veseli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit