Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare që po ndan botën për këtë surrat…
Kanadaja konfirmoi të enjten mbështetjen dhe pajtueshmërinë e saj me urdhrin e arrestit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.
“Së pari, siç thekson gjithmonë Kanadaja, është shumë e rëndësishme që të gjithë të respektojnë ligjin ndërkombëtar. Kjo është diçka që ne kemi kërkuar që nga fillimi i konfliktit,” u tha kryeministri Justin Trudeau gazetarëve.
Duke folur për Kanadanë si “një anëtar themelues i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, Trudeau, i pyetur nëse Netanyahu dhe Gallant do të arrestoheshin nëse shkelnin në tokën kanadeze, tha: “Ne qëndrojmë për ligjin dhe respektin ndaj të gjitha rregulloreve dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare”.
Ai theksoi nevojën për të gjetur një zgjidhje për gjenocidin në Gaza. “Ne duhet të shohim se si ndihma arrin tek njerëzit që po përballen me urinë dhe sëmundjet,” tha ai.
Ai bëri thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve dhe theksoi rëndësinë e një armëpushimi dhe rikthimin në rrugën drejt një zgjidhjeje me dy shtete, me një Izrael paqësor që jeton përkrah një shteti paqësor palestinez.
“Këto janë gjëra për të cilat Kanadaja po punon. Në të njëjtën kohë, ne duhet të pranojmë, si kanadezë, se ka qenë shumë, shumë e vështirë për anëtarët e komuniteteve të ndryshme në këtë vend,” tha ai, duke riafirmuar përpjekjet e Kanadasë për “paqe dhe stabilitet”. /tesheshi.com/