Brutaliteti i një shteti që s’njeh kufi
Shteti brutal izraeli nuk ndalet së rrënuari ndërtesat palestineze dhe të martën, më 19 nëntor, prishën një xhami në qytetin Jabal al-Mukaber, në pjesën e pushtuar të Jerusalemit.
Policia izraelite, e shoqëruar nga asistentë, prishi një objekt fetar mysliman që zinte rreth 50 metra katrorë në atë qytet dhe këtë e justifikoi me pretendimin se nuk kishte leje ndërtimi për të.
Sipas dëshmitarëve, xhamia është ndërtuar 20 vjet më parë në mënyrë që myslimanët që jetojnë në atë zonë të kenë një vend për adhurimin e tyre.
Qeveria izraelite lëshoi një urdhër rrënimi 16 vjet më parë, por ankesat ligjore e vonuan prishjen. Dy javë më parë ka ardhur vendimi përfundimtar për shembjen.
Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dënojnë veprimet e Izraelit dhe vazhdimisht e akuzojnë atë për shkelje dhe trajtim çnjerëzor të palestinezëve.
Sipas Komisionit Zyrtar, autoritetet izraelite kanë shkatërruar rreth 500 shtëpi dhe struktura në Bregun Perëndimor që nga viti i kaluar.
Më shumë se 785 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 6,450 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite aty. /tesheshi.com/