11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Teksa Serbia armatoset, ja me ç’merret Kosova…

Më të lexuarat

Bie doracaku famëkeq, Albin Kurti i paradave LGBT: S’ishte i yni!

Teksa situata globale është e tendosur nën akthin e një lufte botërore, ku Kosova mbetet e kërcënuar nga Serbia pas së cilës është Rusia, ajo që e ka sulmuar tashmë një vend, Ukrainën, e synon e të tjera në një përpjekje për të ndryshuar hartën gjeopolitike të botës e vetë rendin botëror, Kosova përfshihet dhe harxhon energji duke u marrë me “seksin e engjëjve”.

Pas një presioni të javëve të fundit, lidhur me një doracak plot turpe brenda, mishërim i axhëndave të ndyra që tentojnë shkatërrimin e familjes tradicionale, qeveria Kurti u tërhoq prej tij, si pjesë e programit të Ministrisë së Arsimit.

“Në deklaratën e ministrisë, theksohet se këto doracakë do të tërhiqen nga përdorimi dhe do të largohen gjithashtu nga faqja zyrtare e Ministrisë. Rishikimi i dokumenteve do të bëhet nga një komision ekspertësh, të cilët do të përfshijnë të gjitha palët relevante dhe kompetente për këtë proces, duke garantuar transparencë dhe saktësi. “MAShTI është institucioni i vetëm kompetent me autoritetin ligjor për këtë çështje. Vendimet e marra nga institucione jokompetente në nivelin lokal nuk kanë efekte juridike,” thuhet të deklaratën e ministrisë në fjalë, cituar nga Shënjestër.net.

Nga ana tjetër, në një reagim të vetë kryeministrit Kurti, kujtohet se doracaku nuk ishte ekskluzivisht produkt i qeverisjes së tij.

“Doracakët në fjalë, asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë, as tekste shkollore, as lëndë obligative, as tekst obligativ apo tekst për nxënës. Në fund e kuptuam që po i njëjti doracak kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK), dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t. Pra, jo në nëntorin e vitit 2024 por në gusht të vitit 2023”, u tha ndër të tjera nga kryeminsitri.

E megjithatë, është rasti të kujtohet se përkrahja që ky i fundit u ka dhënë axhendave të tilla ka qenë e dukshme. Kujtojmë pjesëmarrjen e tij në paradat LGBT, si dhe tentativat për miratimin e ligjeve të lejimit të lindjes së fëmijëve pa atësi.

Pra, ndërsa fqinji agresiv armatoset rëndë, Kosova, gjithnjë e kërcënuar prej tij, përfshihet në çështje që pos i hapin rrugën një armiku të ri, atij që zhbën moralin shoqëror, lë në harresë armikun e vjetër e ndoshta të gjithmonshëm, Serbinë, atij që i merr jetën. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit