0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kryeimami Sahiti mori pjesë në takim mes përfaqësuesve të bashkësive fetare dhe Policisë së Kosovës të organizuar nga OSBE

Më të lexuarat

Kryeimami Sahiti mori pjesë në takim mes përfaqësuesve të bashkësive fetare dhe Policisë së Kosovës të organizuar nga OSBE

 

Organizuar nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sot, në Prishtinë u mbajt takimi i përfaqësuesve të bashkësive fetare dhe Policisë së Kosovës, në të cilën u diskutua për parandalimin e incidenteve. 

Bashkësinë Islame të Kosovës në këtë takim e përfaqësoi kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti. 

Takimi kishte për synim nxitjen e diskutimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet bashkësive fetare dhe për rolin e liderëve fetarë dhe Policisë së Kosovës në parandalimin e incidenteve të sigurisë dhe luftimin e fenomeneve negative në shoqëri.

Në fokus të diskutimeve të pjesëmarrësve ishte edhe bashkërendimi i përpjekjeve për të përmirësuar raportimin e incidenteve të krimeve të urrejtjes, që kanë për cak bashkësitë – objektet fetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit