3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Izraeli planifikon aneksimin e Bregut Perëndimor kur Trump të marrë detyrën

Më të lexuarat

Kryeministri izraelit Netanyahu në një takim pas dyerve të mbyllura tha se sërish do ta rikthejë aneksimin e Bregut Perëndimor në agjendën e qeverisë së tij kur Trump të marrë detyrën.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu planifikon aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar kur presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, ta marrë detyrën.

Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, Netanyahu në një takim pas dyerve të mbyllura tha se sërish do ta rikthejë aneksimin e Bregut Perëndimor në agjendën e qeverisë së tij kur Trump ta marrë detyrën.

Dje, ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, tha se udhëzoi Divizionin e Vendbanimeve dhe Administratën Civile të Izraelit që të fillonin bazat për infrastrukturën për të “zbatuar sovranitetin” në Bregun Perëndimor.

“Ne ishim në prag të zbatimit të sovranitetit mbi vendbanimet në Judea dhe Samaria (Bregu Perëndimor) përpara administratës së Bidenit”, tha Smotrich duke shtuar: “Tani, është koha për të vepruar”.

Në vitin 2020, Netanyahu planifikoi të “aneksonte” vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor dhe Luginën e Jordanit, bazuar në të ashtuquajturin plan paqeje në Lindjen e Mesme të shpallur nga Trump në janar të po atij viti.

Territoret që Netanyahu kishte planifikuar të aneksonte në atë kohë përbënin rreth 30 për qind të Bregut Perëndimor. Plani i tij, megjithatë, nuk u lançua nën presionin ndërkombëtar dhe mungesën e miratimit të ShBA-së.

E drejta ndërkombëtare i sheh Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të pushtuara” dhe i konsideron të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve hebreje atje si të paligjshme.

Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar për shkak të ofensivës brutale të Izraelit në Rripin e Gazës, ku ka vrarë më shumë se 43.600 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga 7 tetori 2023.

Përpos kësaj, në Bregun Perëndimor janë vrarë të paktën 780 palestinezë, ndërsa rreth 6.300 të tjerë janë plagosur nga ushtria izraelite.

Përshkallëzimi vjen pas një opinioni historik në korrik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) që e shpalli “të paligjshëm” pushtimin prej dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe kërkoi evakuimin e të gjitha vendbanimeve ekzistuese në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit