3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Maroku ndalon thirrjet për xhihad në Gaza

Më të lexuarat

Shteti arab me komunitet hebrenjsh, kufizime për imamët

Politikanët dhe aktivistët në Marok po vënë në pikëpyetje kufizimet e vendosura ndaj imamëve për atë që ata mund të thonë për luftën në Lindjen e Mesme.

Gjatë një takimi në parlament, deputetja socialiste Nabila Mounib u ankua për faktin se imamët nuk mund të flasin lirshëm për gjendjen e palestinezëve.

“Asnjë imam nuk mund të flasë për çështjen palestineze. Sot askush nuk po kërkon xhihad për vëllezërit tanë në Palestinë”, tha Mounib.

Që nga fillimi i luftës izraelito-palestineze 14 muaj më parë, aktivistët janë shqetësuar për kufizimet e vendosura në predikimin për palestinezët.

Ministria e Çështjeve Islame të Marokut tha në një deklaratë tetorin e kaluar se një dokument që qarkullonte në mediat sociale që pretendonte se ekzistonin kufizime të tilla ishte i rremë dhe theksoi mbështetjen e Marokut për Palestinën.

Ministri i Çështjeve Islamike Ahmed Toufik mohoi pretendimin se imamët nuk mund të flasin publikisht kundër Izraelit, por pranoi dhe mbrojti ndalimin e thirrjeve për xhihad.

“Çdo imam që flet për barbarizëm dhe padrejtësi dhe i dënon është i mirëpritur, por thirrja për xhihad është diçka tjetër”, tha ai.

Duke shpjeguar ndalimin e thirrjes për xhihad, Toufik paralajmëroi se ka interpretime të ndryshme të xhihadit.

Maroku ka një nga komunitetet hebraike më të rëndësishme historikisht në rajon dhe është një nga katër shtetet arabe që normalizuan marrëdhëniet me Izraelin në vitin 2020.

Por dhjetëra mijëra protestues kanë dalë rregullisht në rrugë që nga fillimi i luftës në Gaza, duke kërkuar që Maroku të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit