-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

SHBA, tre muslimanë rizgjidhen në Kongresin Amerikan

Më të lexuarat

Tre kandidatë muslimanë u rizgjodhën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në zgjedhjet e Kongresit, raporton Anadolu.

Kandidatja demokrate Rashida Tlaib, e vetmja amerikano-palestineze në Kongres, e ruajti vendin e saj në distriktin e 12-të të Kongresit të Michiganit.

Ajo ka qenë një nga zërat kryesorë kundër ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin në mes të luftës së saj të vazhdueshme në Rripin e Gazës që nga viti i kaluar.

Një tjetër grua muslimane në Kongres, Ilhan Omar, fitoi një mandat të tretë duke përfaqësuar shtetin e Minnesota-s.

Kongresistja demokrate falënderoi mbështetësit e saj në X, duke thënë: “Kjo është fitore për të gjithë ne që besojmë se një e ardhme më e mirë është e mundur. Mezi pres t’ju bëj të gjithëve krenarë gjatë dy viteve të ardhshme”.

Omar është një nga anëtaret përparimtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të njohur si “Skuadra” dhe një kritike e ashpër e luftës së Izraelit në Gaza.

Deputeti demokrat Andre Carson u rizgjodh në Distriktin e 7-të të Indianës, ku mundi ndaj republikanit John Schmitz.

Carson u zgjodh për herë të parë në Kongres në vitin 2008 pas vdekjes së përfaqësueses së mëparshme, gjyshes së tij, Julia Carson.

/mesazhi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit