1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kryeimami Sahiti mori pjesë në Konferencën islame me temë “Në nënqiellin e kupolës sonë”

Më të lexuarat

Kryeimami Sahiti mori pjesë në Konferencën islame me temë “Në nënqiellin e kupolës sonë”

 

Nga data 1 deri më 3 nëntor, nën organizimin e Fondacionit “Islam Alimleri Vakfi”, në Edirne të Turqisë, u mbajt Konferenca islame me temë “Në nënqiellin e kupolës sonë”, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit nga bashkësitë islame të dhjetë shteteve të Ballkanit, si dhe intelektualë dhe profesorë eminent të shkencave islame nga Turqia.
Në hapje të kësaj Konference mori pjesë kryetari i Dijanetit, dr. Ali Erbash, guvernatori i Edirnes, rektori i Universitetit të Trakias në Edirne, si dhe shumë personalitete nga jeta publike e Turqisë.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, në seancën e parë, e cila drejtohej nga kryetari i Dijanetit, dr. Ali Erbash, u paraqit me kumtesën “Roli i ylemasë në ruajtjen e unitetit të myslimanëve”, ku ndër të tjera theksoi rolin dhe kontributin e ylemasë në ruajtjen e unitetit, bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërmjet besimtarëve, si një nga urdhrat më të lartë hyjnor.
Përgjatë punimeve të kësaj Konference, të ndara në gjithsej katër seanca, u trajtuan tema me interes të veçantë mbi sfidat e bashkësive islame në rajon, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit e bashkëveprimit me bashkësitë simotra islame të vendeve të Ballkanit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit