Prishtinë, më 3 nëntor 2024
Në fshatin Rimanishtë të Prishtinës, me pjesëmarrjen e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, hoxhallarëve dhe besimtarëve të shumtë, u mbajt ceremonia solemne e rihapjes së xhamisë, e cila është rinovuar ditë më parë.
Besimtarë të shumtë u shprehën të gëzuar me rihapjen e xhamisë, duke kujtuar kështurëndësinë që ka xhamia në jetën e tyre.
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në fjalën e tij përshëndetëse tha se në Kosovë dita-ditës po ndërtohen xhami që të adhurohet Zoti dhe të edukohen brezat e rinj.
Myftiu tha se këto xhami janë duke u rinovuar dhe ndërtuar falë bamirësve të shumtë, të cilët po kontribuojnë me mjete financiare dhe jo vetëm, që të ndërtohen këto xhami.
Një fjalë përshëndetëse drejtuar të pranishmëve, mbajti edhe kryeimami i Këshillit të BI-së së Prishtinës, Burhanudin ef. Hashani, i cili evokoi kujtime nga vendosja e gurthemelit të kësaj xhamie 20 vjet më parë.
Imami i xhamisë, Kemajl ef. Llumnica, falënderoi të gjithë ata bamirës, të cilët në forma të ndryshme kanë kontribuuar në rinovimin e kësaj xhamie.