PËR NJË JETË MË TË LUMTUR
1. Filloje ditën tënde me namazin e sabahut që të arrish shpëtimin dhe suksesin.
2. Mos e ndal duanë sepse ajo është litari i shpëtimit.
3. Rikujtoje se fjalët e tua i shënojnë melekët.
4. Ji optimist edhe nëse gjendjesh në gjendjen më të vështirë.
5. Blej me të hollat e tua lutjen e fukaraje dhe dashurinë e të mjerëve.
6. Kujdes nga lutja e atij që i bëhet padrejtësi.
7. Bëhu sebep për qëndrueshmërinë e familjes tënde.
8. Rrobat e tua të vjetra, të reja janë tek të varfrit.
9. Mos u zemëro, jeta është më e shkurtër se sa ti e paramendon.
10. Mos e mbyll derën e përgjigjes me mëkate.
11. Namazi është që më së shumti të ndihmon gjatë sprovave dhe belave.
12. Largoju paragjykimeve të liga, qetësohesh dhe rehatohesh.
13. Shkaku i çdo brenge është largimi prej Allahut, për këtë arsye ik drejt Tij.
14. I privuar është ai që është privuar nga namazi me përulësi dhe nga syri që loton.
15. Bëje dashurinë që e tëra të jetë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.
16. Falja atij që të përgojoi sepse ai të dhuroi shumë mirësi.
17. Bëje traditë që Kurani të qëndron te koka jote, se leximi i një ajeti është më i mirë se krejt dynjaja dhe çka ka në të.
18. Jeta është e bukur dhe më e bukur bëhet kur ti e jeton atë me iman.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU