28 Ramazan
Ajet Kuranor
Allahu i Madhërishëm thotë:
O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë! [Kuran, 3:2]
Hadith
I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ki frikë Allahun kudo që të jesh, të keqen pasoje me një të mirë, e cila e shlyen atë, dhe me njerëzit sillu mirë!”[1]
Thënie nga brezat e parë
Talik Ibn Habibi thoshte: “Devotshmëri është të punosh në bindje ndaj Allahut, me dritë nga Allahu, duke shpresuar në shpërblimin e Tij, duke iu shmangur mosbindjes ndaj Tij dhe duke pasur frikë nga ndëshkimi i Tij.”
[1] Muslimi