Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se asgjë nuk mund t’i justifikojë vdekjet e civilëve në Rripin e Gazës dhe se sulmet duhet të ndalen.
Në një fjalim në parlamentin maroken, Macron foli për sulmet që Izraeli vazhdon prej më se një viti kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.
“Asgjë nuk mund ta justifikojë vdekjen e kaq shumë civilëve në Gaza. Vazhdimisht kemi bërë thirrje për armëpushim në Gaza, lirimin e pengjeve izraelite, mbrojtjen e popullit dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës”, tha presidenti francez.
Macron vuri në dukje se edhe në Liban nevojitet armëpushim dhe se rreth kësaj çështjeje po punojnë me ShBA-në dhe aleatët e tjerë.
Gjithashtu, presidenti francez vuri theksin se ka kërkuar të ndalohet eksporti ushtarak (ndaj Izraelit) për të ndaluar sulmet në Liban dhe Gaza.
/trt BALLKAN/