3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kosova dhe Arabia Saudite me marrëveshje për shërbime të transportit ajror

Më të lexuarat

Sot, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Ali Bin Mohammed Rajab, zëvendëspresident ekzekutiv për Transportin Ajror dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, kanë nënshkruar marrëveshjen për shërbime ajrore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Ministri Aliu tha se kjo marrëveshje është me rëndësi të veçantë për aviacionin civil e cila krijon mundësinë për fillimin e linjave ajrore direkte ndërmjet të dy vendeve.

Kjo marrëveshje u tha se është me rëndësi pasi krijon mundësinë e fillimit të  linjave ajrore direkte ndërmjet të dy vendeve.

Ndërkaq, referuar njoftimit të Ministrisë, Ali Bin Mohammed Rajab, zëvendëspresident ekzekutiv për Transportin Ajror dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, theksoi se kjo marrëveshje mundëson lëvizje më të lehtë të qytetarëve të të dyja vendeve, qarkullim të  mallrave dhe shërbimeve si dhe do të nxisë zhvillimin e biznesit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit