3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shqipëria është bërë nyja më e rëndësishme në furnizimin e Izraelit me armë, ekplozivë, naftë për gjenocidin në Gaza

Më të lexuarat

Sipas një investigimi të fundit nga BIRN dhe Oil Change International, Shqipëria është kthyer në një nyje të rëndësishme të furnizimit për luftën në Gaza, duke kaluar karburante dhe eksplozivë për operacione ushtarake. Anija “Kathrin”, e ngarkuar me 10 konteinerë eksplozivë për Izraelin, u ankorua në portin e Porto Romanos pas refuzimeve nga Nambia dhe Malta për shkak të rrezikshmërisë së ngarkesës. Kjo situatë nxjerr në pah se infrastruktura portuale shqiptare, e menaxhuar nga grupe oligarkësh, përdoret për qëllime të dyshimta, duke përfshirë furnizimin e luftës.

Shqipëria është bërë furnizuesi i katërt më të madh të karburantit për operacione ushtarake në Gaza, duke tejkaluar vende me kapacitete më të mëdha. Ky karburant përdoret për të mbështetur avionët luftarakë dhe operacionet shkatërruese ndaj civilëve palestinezë, në një kohë kur gjendja humanitare është alarmante. Raportet nga Amnesty International dhe Instituti Britanik i Drejtësisë Ndërkombëtare theksojnë se kjo veprimtari përbën shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar.

Përballë këtyre skandaleve, është e domosdoshme që SPAK-u të nisë një hetim të thelluar mbi këtë sistem të organizuar që e kthen Shqipërinë në bazë të furnizimit të luftës. Duhet të kërkohet ndihma e organizatave ndërkombëtare për të ndaluar këto aktivitete, duke siguruar që përgjegjësit, përfshirë oligarkët dhe zyrtarët, të përballen me drejtësinë. Situata kërkon veprim të menjëhershëm për të mbrojtur integritetin kombëtar dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e civilëve në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit