Pejgamberi, ﷺ, thotë:
ما من رجل مسلم يموت، فيقوم على جنازته أربعون رجلاً لا يشركون بالله شيئاً إلا شفعهم الله فيه.
“Secilit musliman që vdes dhe ia falin namazin e xhenazes katërdhjetë burra, të cilët nuk i bëjnë asgjë shirk Allahut, sigurisht se Allahu do e pranoje ndërmjetësimin e tyre për te”. Muslimi.
Në hadithin tjetër qëndron:
ما من ميت يصلي عليه أمة من المسلمين يبلغون مائة كلهم يشفعون له إلا شفعوا فيه.
“Secilit të vdekur që ja falin namazin e xhenazes në grumbull njerëzish, e që arrin numrin njëqind, dhe të gjithë luten për te, sigurisht se Allahu do e pranojë lutjen e tyre”. Muslimi.
Hadithi na mëson:
1- Të kemi komunikim të mirë me muslimanët, të jemi të dashur për ta, saqë t’i mërzit vdekja jonë dhe t’i detyron kujdesi ynë ndaj tyre të jenë pjesë e xhenazeve tona.
2- Të shtohet numri i muslimanëve që falin namazin e xhenazeve që sillen në xhamiat tona.
3- Të lutemi sinqerisht për të vdekurit, të cilëve u falim namazin e xhenazes, që Allahu t’i falë dhe t’i mëshiroje.
4- Të ruhemi nga shirku dhe të jemi të sinqertë në adhurimin e Allahut.
5- Nuk është me rëndësi a janë 40 apo 100 apo tre safe, siç ka ardhur në hadithe të sakta, por me rëndësi është të jenë të sinqertë në lutjet e tyre dhe të mos i kenë bërë shirk Allahut asgjë, e pastaj edhe me numrin më të vogël arrihet qëllimi.
Allahu i faltë të vdekurit musliman dhe ua shtoftë besimin muslimanëve të gjallë! Amin!
Bekir Halimi