4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shqipëri, krijohet biblioteka e parë audiodigjitale

Më të lexuarat

“Dhuro Zërin”, është nisma e ndërrmarrë për t’u ardhur në ndihmë nxënësve që nuk shikojnë, duke krijuar një librari audio që do të aksesohet onlajn. Kësaj iniciative mund t’i bashkohet çdokush, pranë Institutit të Nxënësve që nuk shikojnë.

Në Shqipëri është krijuar për herë të parë një bibliotekë audiodigjitale, që do të jetë në shërbim të nxënësve që nuk shikojnë apo hasin vështirësi në shikim.

“Dhuro Zërin”, nisma e ndërrmarrë së fundmi, ka nisur si një iniciativë për t’u shërbyer këtyre të rinjve në fushën e dijes, kulturës dhe më gjerë, për të marrë duke dëgjuar informacionet e vlefshme.

Nisma, përgjatë një viti ka pasur mbështetjen e qindra lexuesve, mes të cilëve edhe figura të njohura të artit, kulturës, gazetarisë dhe sportit, të cilët dhuruan zërin e tyre për të krijuar të parën bibliotekë audiodigjitale që përmbush nevojat për më shumë dije për nxënësit me vështirësi të shikimit.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, nëpëmjet një postimi në Facebook, ka dhënë mbështetjen e tij për nismën “Dhuro zërin” duke shprehur “kënaqësinë e falenderimin për ata të cilët dhuruan zërin e tyre, për të krijuar të parën bibliotekë audiodigjitale që përmbush nevojat për më shumë dije për nxënësit me vështirësi të shikimit.

“Zëri mund të shkojë aty ku shikimi nuk mundet”, tha Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu, lidhur me nismën.

Libraria audio do të mund të aksesohet nëpërmjet një platforme onlajn. Kësaj nisme mund t’i bashkohet çdokush, pranë Institutit të Nxënësve që nuk shikojnë.

Nisma “Dhuro Zërin” është iniciativa e ndërmarrë për të mbështetur dhe lehtësuar mësimnxënjen e nxënësve dhe personave me aftësi të kufizuar në shikim.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit