14.7 C
Pristina
Thursday, October 17, 2024

Gazza dhe ajeti 140

Më të lexuarat

Sureja Ali Imran ajeti 140

إِن يَمْسَسْكُمْ قَرْحٌۭ فَقَدْ مَسَّ ٱلْقَوْمَ قَرْحٌۭ مِّثْلُهُۥ ۚ وَتِلْكَ ٱلْأَيَّامُ نُدَاوِلُهَا بَيْنَ ٱلنَّاسِ وَلِيَعْلَمَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَيَتَّخِذَ مِنكُمْ شُهَدَآءَ ۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ ٱلظَّـٰلِمِينَ ١٤٠

Nëse ju ka goditur ndonjë plagë (dhembje), edhe popullin (armik) e kanë goditur të tilla plagë. Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i këmbejmë midis njerëzve, që Allahu t’i dallojë besimtarët dhe për t’i zgjedhur disa prej jush dëshmorë. Allahu nuk i do të padrejtët.

1- Ashtu si ju që ndjeni dhimbje ndjejnë edhe ata, por ka ndryshim të madh mes jush, ju shpresoni atë që ata nuk e shpresojnë: shpërblimin nga Allahu.

2- Këmbimi ose ndrrimi i ditëve mes njerëzve domethënë se të mirat e dynjasë Allahu ia jep secilit, edhe besimtarit edhe jobesimtarit, edhe duke i këmbyer mes tyre, por të mirat e ahiretit ia jep vetëm besimtarëve.

Fahrudin Raziiu, Allahu e mëshiroftë, thotë:

Ky ndërrim i ditëve mes njerëzve nuk domethënë se Allahu fitoren herë ia jep besimtarëve e herë ia jep jobesimtarëve, sepse fitorja nga Allahu është pozitë nderi, krenari e madhe, e cila i përshtatet besimtarëve dhe nuk u përshtatet jobesimtarëve. Qëllimi është se Allahu disa herë ua shton sprovat jobesimtarëve si ndëshkim, poshtrim edhe dënim, e herë ua shton sprovat besimtarëve si sprovë, testim, ngritje të gradave, falje të mëkateve edhe shpërblim për ta.

3- Sprovat njxerrin në shesh besimin e vërtetë edhe lëndën e natyrshme të njerëzve e nga ana tjetër zbulohen edhe munafikët.

Shejh Sadiu thotë: nëse fitoreja do u takonte çdo herë muslimanëve atëherë Islamin do ta pranonin të gjithë, edhe ata që në të vërtetë nuk e dëshirojnë. Prandaj, duke ndodhur sprova të tilla, del në pah besimtari i vërtetë, që e dëshiron fortë dhe e zbaton islamin qoftë në kohë mirësie, qoftë në kohë fatkeqësie, qoftë kur i vjen ëehtë, qoftë kur i duket i vështirë, dhe kështu del në pah edhe ai që nuk është i tillë.

4- Dëshmori është i përzgjedhur nga Allahu.  Kjo është urtësia tjetër e sprovave. Të biesh shehid është prej gradave më të larta te Allahu, kjo gradë nuk arrihet përveç se me sprova të tilla. Allahu në këtë mënyrë shpreh Mëshirën e Tij , duke u lënë besimtarëve këtë rrugë të vështirë  dhe të dhimbshme për ti arritur këto grada të larta dhe mirësinë e përjetshme.

5- Allahu nuk e do padrejtësinë edhe të padrejtët. Allahu nuk i do as ata që i bën padrejtësi vetes duke mos iu nënshtruar urdhrave të Allahut e as ata që u bëjnë padrejtësi tjerëve duke ua vjedhur tokat ose duke tentuar për t’i shfarrosur.

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit