17.4 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Elon Musk i jep 75 milionë dollarë grupit pro-Trump – bëhet një nga donatorët më të mëdhenj republikanë

Më të lexuarat

Elon Musk i ka dhënë rreth 75 milionë dollarë grupit të tij të fushatës pro-Donald Trump, America PAC, gjatë një periudhe tre mujore, tregojnë zbulimet federale.

Musk, shefi miliarder i Tesla, SpaceX dhe faqes së mediave sociale X, e shfaqi zyrtarisht mbështetjen për Trump në korrik pasi kandidati republikan i mbijetoi një atentati, përcjell Telegrafi.

Miliarderi gjithashtu iu bashkua atij në skenë në fillim të muajit në Pensilvani, kur ish-presidenti u kthye në vendin ku iu bë tentativa për ta vrarë.

Me këtë donacion, miliarderi thuhet se është bërë vendimtar në përpjekjet e kandidatit republikan për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Dhe Musk, CEO i prodhuesit të makinave elektrike Tesla, ishte donatori i vetëm i grupit në atë periudhë.

Pensilvania konsiderohet si një shtet vendimtar si për Trump ashtu edhe për Kamala Harris në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Donacionet e Musk për America PAC e shtyjnë atë në klubin ekskluziv të mega donatorëve republikanë, një listë që përfshin gjithashtu trashëgimtarin bankar Timothy Mellon dhe miliarderen e kazinove Miriam Adelson.

Megjithatë, u raportua në fillim të këtij muaji se Musk ka financuar fshehurazi një grup politik konservator për vite me radhë, shumë përpara se të mbështeste Trumpin edhe publikisht. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit