-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Izraeli dhe Jordani arrijnë marrëveshje për mbikëqyrjen e Xhamisë Al-Aksa

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i shtetit, Kerry bëri të ditur arritjen e marrëveshjes mes Jordanisë dhe Izraelit për instalimin e kamerave të cilat do të mundësojnë monitorim 24-orësh në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, në përpjekje për të zbutur tensionet e fundit.

Jordania dhe Izraeli kanë rënë dakord për të instaluar mbikëqyrje 24-orëshe në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem në përpjekje për të ulur tensionet e kohëve të fundit në vendin e tretë të shenjtë për muslimanët, njoftoi Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në kryeqytetin jordanez Aman të shtunën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Gjithashtu jam shumë i kënaqur që të njoftoj sot se Kryeministri izraelit, Netanyahu është dakorduar me atë që unë mendoj se është një sugjerim i shkëlqyer nga Mbretit jordanez, Abdullah për të vendosur mbikëqyrje 24 orëshe me video nga të gjitha anët në Malin i Tempullit/Haram al-Sharif”, tha Kerry gjatë një konference për shtyp me homologun e tij jordanez, Nasser Judeh.

“Kjo do të sigurojë pamje të plotë dhe transparencë, dhe do të ndikojë në dekurajimin që askush të mos përpiqet për të shqetësuar këtë vend të shenjtë. Unë pres që ekipet teknike jordaneze dhe izraelite të mblidhen së shpejti për të diskutuar zbatimin e kësaj ideje krahas masave të tjera për të ruajtur dhe përmirësuar rendin publik dhe qetësinë”, tha Kerry.

“Izraeli do të vazhdojë të zbatojë politikën e tij të vjetër të adhurimit fetar në Malin e Tempullit/Haram al-Sharif, duke përfshirë faktin themelor se kjo vlen për muslimanët të cilët luten në Malin e Tempullit/Haram al-Sharif dhe jomuslimanët që e vizitojnë atë”, tha ai.

“Izraeli nuk ka ndërmend … ndarjen e Malit të Tempullit/Haram al-Sharif dhe është kundër çdo përpjekje për të ndryshuar këtë”.

Kerry ka shtuar se detajet e marrëveshjes do të shpallen më vonë nga kryeministri izraelit, Netanyahu.

Të shtunën, John Kerry u takua edhe me Mbretin jordanez, Abdullah dhe liderin palestinez, Mahmoud Abbas në Aman.

Që nga 1 tetori, ka pasur përplasje në mënyrë të përsëritur në Bregun e pushtuar Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe në Rripin e Gazës së bllokuar mes demonstruesve palestinez dhe forcave të sigurisë izraelite.

Dhuna më parë ishte nxitur nga grupe të mëdha të kolonëve hebrenj, të cilët zakonisht të mbështetur nga forcat e sigurisë izraelite, futeshin në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa.

Dhuna e fundit u karakterizua nga një valë tre javëshe e sulmeve me thikë dhe sulmeve me automjete të palestinezëve, të cilat thuhet se kanë lënë 10 izraelitë të vdekur dhe 120 të plagosur, sipas Magen David Adom nga shërbimi i emergjencës izraelite.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i tetorit është 53, duke përfshirë 11 fëmijë dhe një grua.

Gjatë të njëjtës periudhë, së paku 1.900 palestinezë janë plagosur me armë zjarri izraelite, ndërsa mijëra të tjerë kanë pësuar asfiksim të përkohshëm si pasojë e përdorimit të tepruar të gaz lotsjellës nga ana e forcave të sigurisë izraelite, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë Palestineze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit