-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Media shtetërore shqiptare, përcjellëse e mashtrimeve të vërtetuara izraelite mbi 7 tetorin

Më të lexuarat

Frazat në analizën e padurueshme të ATSH për çfarë ndodhi para një viti

Në një kinse analizë në ATSH kushtuar një vjetorit të sulmit të Hamasit ndaj një territori shtetëror izraelit, tokë e pushtuar palestineze, shkruhen ato që prej muajsh janë vëretuar si mashtrime izraelite, ku veçojnë përdhunimet apo kokat e prera të foshnjave.

“Ata morën ushqim nga frigoriferët e viktimave të tyre, përdornin tualetet e tyre, përdhunuan gra dhe vajza të reja, duke i vrarë në fund me një të shtënë në pjesën e pasme të kokës.

Ata qëlluan të moshuar në fytyrë, vranë baballarë dhe nëna në sy të fëmijëve të tyre, gjyshërit në sy të nipërve, therën foshnjat në krevate fëmijësh”, shkruhet në një frazë të asaj që nga gazetari autor është emërtuar si analizë, por që në fakt është një shkrim i rëndomtë i tipit hartim gazetaresk.

Shkruhen këto pa asnjë lloj referimi, pra pa u bazuar në asnjë lloj investigimi të pavarur mbi atë çfarë ndodhi në terren një vit më parë. Thjesht mbllaçitet narrativa mashtruese e një shteti mizor, i cili ia ka legjitimuar vetes dhe gënjeshtrën e pacak.

Sigurisht, për Gazën nuk ka asnjë lloj analize. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit