-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kryeimami Sahiti, mori pjesë në Konferencën “Maskuniliteti toksik, Feminizmi dhe Femicidi”

Më të lexuarat

Kryeimami Sahiti, mori pjesë në Konferencën “Maskuniliteti toksik, Feminizmi dhe Femicidi”

 

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë sot në Konferencën “Maskuniliteti toksik, Feminizmi dhe Femicidi”, e cila u mbajt në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës, e që u organizua nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime.
Kryeimami Sahiti në këtë Konferencë u paraqit me kumtesën “Qëndrimi islam ndaj dhunës dhe roli i liderëve fetarë në parandalimin e dhunës”.
Ai shfrytëzoi rastin që të flasë për kontributin dhe rolin e liderëve fetarë në parandalimin e dhunës dhe përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në luftimin e dhunës, si dhe angazhimin e imamëve dhe teologëve në riintegrimin e viktimave të dhunës.
Kryeimami Sahiti ndër të tjera tha se Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar që të kontribuojë në parandalimin e dhunës në çfarëdo forme qoftë ajo. Ai theksoi gjithashtu edhe faktin se si institucion disa herë kemi mbajtur hytbe të përbashkëta anekënd Kosovës me tema që flasin për ndalimin e dhunës dhe parandalimin e saj.
Gjatë kësaj Konference u paraqit edhe raporti i hulumtimit me temën “Dhuna me bazë gjinore përmes këndvështrimit të gjeneratës Z”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit