1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Erdogan në Tiranë, me Ramën “hebreo-bektashi”

Më të lexuarat

Vizita e liderit turk në kohë të turbullta gjeopolitike

Javën e ardhshme, Tiranën do e vizitojë Presidenti Erdogan. Lideri turk, i njohur jo vetëm si një mbështetës i Ramës por dhe mik personal i tij, vjen në një kohë të turbullt gjeopolitike, ku miku i tij ë qeverisë Shqipërinë ka marrë një kahje të fortë hebreje, duke mos u mjaftuar me kortezialitet diplomatik në qëndrime. Pos kësaj, ka shpallur krejt papritmas e papandehur krijimin e një Vatikani bektashi, një inisiativë që mban era konspiracion, dyshuar si një projekt amerikano-hebre me “qitje të largët”. Kështu që do jetë me interes se ç’qëndrime do mbajnë për çështje të natyrës delikate.

Pas Tiranës, Erdogan udhëton drejt Beogradit, duke i dhënë vizitave të tij në Ballkan një dimension të qartë gjeopolitik teksa bota, me luftë ose pa të pritet të rikonfigurohet ndryshe nga ç’është që prej pas Luftës së Dytë Botërore.

Rifuqizimi i Turqisë nën udhëheqjen e Erdoganit në më shumë se dy dekada, ka diktuar tërmete gjeopolitike në botë, pasi ky shtet ish-perandorak është tashmë faktor ndër më kryesorët e zhvillimeve botërore. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit