11.1 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Më të lexuarat

Prishtinë, më 2 tetor 2024

Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Studentëve të rinj, të regjistruar në Fakultetin e Studime Islame, mirëseardhje fillimisht iu uroi dekani i këtij Fakulteti, dr. Islam Hasani, i cili u uroi atyre suksese dhe mbarësi në rrugën e dijes.

“Ne jemi të përkushtuar që t’ju ofrojmë mbështetjen dhe udhëzimet e nevojshme për të arritur sukses në studimet tuaja”, u shpreh Hasani.

Në këtë ceremoni qe i pranishëm edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili u uroi suksese studentëve, duke ua kujtuar atyre edhe amanetin dhe përgjegjësinë që kanë mbi supet e tyre, atë të trasimit të rrugës së drejtë dhe kultivimin e mirëfilltë të Islamit.

“Studentët janë mbajtësit e së ardhmes dhe kontribuuesit kryesorë në kultivimin e mirëfilltë të Islamit në shoqërinë tonë, andaj unë jam i lumtur që shoh studentët e këtij fakulteti në secilin institucion të Kosovës dhe të përfshirë në të gjitha sferat e jetës”, tha Myftiu Tërnava.

Myftiu Tërnava ua kujtoi studentëve edhe vlerën dhe rëndësinë që ka mësimi dhe shkollimi në fenë tonë islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit