Shumica e njerëzve mendojnë se spanjollët erdhën për t’u mësuar autoktonëve indoamerikanë rreth kulturës, arkitekturës, traditave, muzikës, artit, etj. Por, sa e vërtetë është kjo? Më poshtë, hedhim një vështrim në disa aspekte të jetës për të parë se kush kishte për të mësuar nga kush:
Higjiena
Nëse Aztekët do të kishin pushtuar Spanjën dhe jo anasjelltas, ata do t’i kishin mësuar spanjollët të laheshin dy herë në ditë, në vend që të laheshin një herë në javë.
Mjekësia dhe Farmaceutika
Mjekësia bimore Azteke ishte ndër më të avancuarat e kohës. “Egërsirat” autoktone kishin shkollat e tyre të mjekësisë, me degë të ndryshme si: mjekësia e brendshme (Tlamatepatli), kirurgjia (Texoxotla), hematologjia (Tezoc-tezoani), etj. Ata njihnin shkaqet e sëmundjeve dhe epidemive dhe dinin si t’i trajtonin me supozitorë, pomada, pudra dhe teknika të tjera të avancuara.
Arkitektura
Qindra shembuj të urbanizmit, inxhinierisë dhe arkitekturës janë ende të gjallë në Amerikën Qendrore, si Teotihuacan, Tula, Xochicalco dhe Tenayuca. Këto struktura janë më komplekse se piramidat egjiptiane, por megjithatë, spanjollët i konsideruan ato si të ndërtuara nga “egërsirat”.
Astronomia dhe Matematika
Majat sollën numrin “zero” në matematikë dhe kishin një kalendar shumë më të saktë se ai europian. Astronomia e tyre ishte gjithashtu shumë përpara pushtuesve spanjollë.
Bujqësia
Vendasit kishin zhvilluar një sistem të bujqësisë unike, të njohur si “chinampa”, që përfshinte kultivimin e mijëra hektarëve në ishuj artificialë, kopshte lundruese të ndërtuara mbi ujë.
Arti
Punimet indigjene në pëlhurë, baltë, metale, dru dhe pupla lanë evropianët të habitur nga përsosmëria dhe bukuria e tyre. Në Amerikë, letra prodhohej shekuj para pushtimit, duke përdorur lëvoren e pemëve, dhe mbi këtë letër u shkruan librat dhe kodet e famshme.
Muzika
Spanjollët nuk e kuptonin rëndësinë e muzikës siç bënin vendasit. Aztekët përpunonin poezi dhe këngë për dashurinë, miqësinë dhe bashkëjetesën me natyrën.
Ekonomia dhe Tregtia
Inkasit dhe Aztekët kishin një sistem të përparuar tregtar që shtrihej deri në Nikaragua. Ata kishin një ekonomi të vetë-mjaftueshme dhe të organizuar, ndërkohë që në Spanjë ende nuk e njihnin konceptin e kullimit.
Vijon…
✍️ Marrë nga: Rezart Dani