-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Imitimi i verbër i Perëndimit: ku gabojmë?

Më të lexuarat

Taha Abdurrahman, dijetar musliman (lindur në vitin 1363 hixhri – 1944 m.) thotë:

“Ata që huazojnë ide nga Perëndimi shpesh ndjekin një qasje që përpiqet të justifikojë këtë huazim duke bërë krahasime të pavenda mes përparimit të shoqërisë arabe islame dhe modernitetit të shoqërive jo-islame. Në këtë mënyrë, ata shpërfillin krejtësisht dallimet historike, kulturore dhe civilizuese që ekzistojnë mes këtyre shoqërive.

Ky krahasim i gabuar formulohet kështu:

Ashtu si shoqëritë jo-islame kanë kaluar nëpër reforma fetare, edhe shoqëria arabe islame, sipas tyre, duhet të përjetojë një reformë të ngjashme fetare.

Ashtu si ato shoqëri kanë realizuar një modernizim kulturor të plotë gjatë epokës së Rilindjes, edhe shoqëria arabe islame, po sipas këtij krahasimi, duhet të kalojë në një modernizim të ngjashëm.

Ashtu si ato kanë përjetuar Iluminizmin dhe kanë vënë theksin te racionaliteti, edhe shoqëria arabe duhet të përqendrohet te një epokë iluminizmi dhe racionaliteti.

Dhe, ashtu si ato shoqëri kanë ngritur revolucione kundër strukturave të tyre politike, edhe shoqëria arabe islame duhet të ngrihet në një revolucion kundër sistemit politik të saj.”

/observer/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit