Qendra Kombëtare për Monitorimin dhe Paralajmërimin e Hershëm të Fatkeqësive Natyrore, tha se thatësira aktuale në Brazil është më forta dhe më e madhja që ky vend ka përjetuar që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1950.
Zjarret e ashpra gjatë gushtit dhe thatësia që vazhdoi edhe në shtator, tashmë kanë shkatërruar peizazhin e Amazonës.
1Një pamje nga ajri tregon brigje me rërë të formuara për shkak të thatësirës më të keqe në histori që ka prekur lumin Madeira në Humaita, shteti i Amazonës, Brazil, 4 shtator 2024.2Zjarrfikësit e Institutit Brazilian për Mjedisin dhe Burimet e Rinovueshme Natyrore (IBAMA) punojnë për të shuar një zjarr në pyllin tropikal të Amazonës në Apui, shteti Amazonës, Brazil, gusht 2024.3Një pemë e kapluar nga zjarri në Humaita, shtator 2024.4Bagëtitë pranë një trungu të thatë në Labrea, shteti i Amazonës, Brazil, shtator 2024.5Kjo pamje e bërë më 7 shtator tregon brigjet ranore të lumit Madeira, në Humaita. 6Banorët bartin ujë me enë plastike teksa ecin në brigjet e rërës së lumit Madeira për t’i çuar në rajonin e izoluar të komunitetit Paraizinho, gjatë thatësirës më të keqe të lumit në histori.7Një pamje nga ajri tregon një zjarr nga djegia e vegjetacionit në pyllin tropikal të Amazonës, në Apui, gusht 2024.8Brigje rëre të krijuara nga thatësia që preku lumin Solimoes në Manacapuru, shtator 2024.10Brigjet e thata të Rio Negros, në qendër të Manaus në shtetin e Amazonës, Brazil, 16 shtator 2024.11Një ferm pranë një zjarri pyjor në Amazonë, zona e autostradës Trans-Amazoniane BR230 në Labrea, shteti Amazonas, Brazil 4 shtator 2024.12Një pamje nga ajri tregon tymin që ngrihet nga një zjarr pylli në Amazonë, Brazil, 8 shtator 2024.13Shkatërrimi nga zjarri në pyllin e Amazonës, në një zonë të autostradës BR230 në Labrea, Brazil, 4 shtator 2024.14Përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar zjarrin në pyjet e Amazonës.15Pyjet e shkatërruara nga zjarri në Amazonë.16Një zjarrfikës gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në pyllin tropikal të Amazonës në Apui gjatë gushtit të këtij viti.