9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ideja për zhvarrimin e Titos, refuzuesit e saj përdorin Kosovën si argument

Më të lexuarat

Pse kryebashkiaku i Beogradit kërkon të përzë nga qyteti ish-liderin e vdekur jugosllav?

Kryebashkiaku i Beogradit, Aleksandar Shapiç, njoftoi të hënën nismën për të zhvendosur varrin e ish-liderit jugosllav Josip Broz Tito nga Muzeu i Jugosllavisë, duke thënë se “bolshevizmi dhe komunizmi duhet të pastrohen një herë e përgjithmonë”.

Shapiç, një ish-vaterpolist dhe një nga liderët e Partisë Progresive Serbe në pushtet, njoftoi në konferencën për shtyp se një monument për komandantin çetnik nga Lufta e Dytë Botërore, Drazha Mihailoviç, do të ngrihet në qendrën e qytetit, njoftuan mediat rajonale.

Pas vdekjes së tij në vitin 1980, Josip Broz Tito, ish-presidenti i përjetshëm i Jugosllavisë, u varros në mauzoleumin e quajtur Shtëpia e Luleve, e cila sot është pjesë e Muzeut të Jugosllavisë, dhe varrimi i tij u ndoq me nderimet më të larta nga më shumë se 200 delegacione nga e gjithë bota, mes tyre 33 presidentë, 21 kryeministra, katër mbretër, pesë princa dhe krerë të organizatave ndërkombëtare.

Por për Shapiç kjo nuk vlen.

“Do të bëjmë gjithçka për të kryer një zhvarrim cilësor, jo në mënyrë barbare, dhe për të ndare njëherë e mirë rrugën me bolshevizmin dhe komunizmin, të cilat ishin katastrofike për popullin serb”, tha Shapiç.

Kundërshtari i parë i kësaj ideje u shfaq zv/kryeministri Aleksandar Vulin, i cili solli dhe Kosovën si argument.

Ai vuri në dukje se shumë vende në Afrikë dhe Azi refuzuan ta njohin Kosovën, sepse e konsiderojnë Serbinë si pasuese të Jugosllavisë, e cila, sido që të ishte, udhëhiqej nga Tito, thuhet në një komunikatë për media nga kabineti i Vulin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit